“Summer Love” kënga e 16 vjeçarit

3 Gus


“Muzika Hip-hop, Rep dhe RNB, janë në trend. Ne do i kultivojmë këto zhanre. Krahas mësimeve po bëjmë muzikë. Po planifikojmë të ngjitemi në skenën e yjeve. Mendojmë se kemi talent dhe me punë do arrimë të sjellim muzikë të mirë. Kështu do i shmangemi rrugëve të këqija dhe do të realizojmë vepra të mira”, kështu din të mendoj 16 vjeçari Lum Dakaj, anëtari i grupit më të ri muzikor “ELINES” nga Klina. Ai dhe dy shokët e tij, Simon Buzhala dhe Milot Raci, tashme kanë realizuar një këngë. Nga këndvështrimi i tyre i duket profesionale. Janë të lumtur qe kanë arritur te dalin nga pika zero. Kanë realizuar këngën e tyre të parë “SUMMER LOVE” dhe kanë guximin të premtojnë se do i sjellin vendlindjes së tyre një HIP HOP grup që do njihet në gjithë trevat shqiptare.

Lumi, apo siç e ka dëshirë ta thërrasin shokët, LumEz, njeh mirë gjuhën angleze është nxënës i shkëlqyeshëm dhe tashme ai e ka regjistruar shkollimin e mesëm në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Mendon ta filloj karrierën në qytezën e tij të vogël dhe me pas të vazhdoj studimet në Prishtina. Ai pret të ketë shansa të mëdha. Të gjej profesionist të kësaj fushe dhe të provoj të shfaq talentin e tij në konkurrencë me grupe tashme të famshme të këtij zhanri. Kënga e grupit të të rinjëve nga Klina, “ELINES”, “SUMMER LOVE” është realizuar nga produksioni muzikor ‘Nushi Music’ dhe tani është lansuar edhe në faqen më të popullarizuar në internet ‘Youtube’.
by:www.botasot.info

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: