Dorëzohet “mbreti i spam”-it në Facebook

7 Gus


Amerikani Senford Volas, i cili dyshohet se përdoruesve të rrjetit shoqëror Facebook u ka dërguar më shumë se 27 milionë spam-a, përkatësisht porosi të padëshiruara, i është dorëzuar agjencisë FBI në Kaliforni.

Volas, i njohur si “mbreti i spam”-it, thuhet të ketë zhvilluar programin i cili arrin të kalojë të gjithë filtrat në Facebook dhe të mbledhë të dhënat e shfrytëzuesve të këtij rrjeti.

Nëse dëshmohet për fajësinë e tij, Volas kërcënohet me dënim prej 10 vjet burg, ndërsa deri në fillim të procesi gjyqësor ai është liruar me kaucion prej 100.000 dollarëve.

Prokuroria thotë se programi i Volas ka vendosur porosi në të ashtuquajturat “mure” të përdoruesve të rrjetit, të cilët janë dukur kinse kanë ardhur nga miqtë dhe u ka bërë ftesa që të vizitojë ueb faqe në të cilat ka mbledhur të dhënat e tyre, njoftojnë mediat britanike.

Të gjithë ata përdorues që i janë përgjigjur ftesës janë drejtuar në një ueb sajt tjetër, i cili Volas i ka sjellë “fitim të konsiderueshëm parash”, thonë prokurorët, sipas të cilëve i njëjti program ka formuar listën e miqve të përdoruesve të Facebook dhe përmes tyre ka dërguar spam-a në të njëjtën mënyrë.

Volas, i cili jeton në Las Vegas, rëndohet për mashtrim përmes postës elektronike, dëmtimin e kompjuterëve të mbrojtur dhe mos respektim të gjykatës.

Kompania Facebook e kishte akuzuar para dy vjetësh, kur përmes një urdhri të gjykatës i ishte ndaluar qasja në këtë rrjet, por ai kishte vazhduar të veprojë kokë në vete.

Në periudhën prej nëntorit 2008 deri në mars 2009 Volas kishte komprometuar rreth 500.000 llogari në Facebook dhe kishte dërguar mbi 27 milionë porosi të padëshiruara.
by:www.botasot.info

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: