12 Sht


Me sa duket, prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur mobil, HTC, është duke u munduar që ta ketë sistemin e vet operativ, pasi që kohëve të fundit ajo është duke kërkuar të blejë një platformë mobile në të cilën do të bazoheshin telefonat e saj.

Lajmi për interesimin e HTC’së për të blerë një sistem operativ është publikuar nga Next Web, ndërsa HTC ende nuk e ka konfirmuar se cilin sistem operativ ajo është e interesuar ta blejë.

Platforma e cila iu bie ndërmend gjithë njerëzve, është ajo e HP’së, platforma webOS, të cilën kompania ka thënë se do ta mbyllë së shpejti, mirëpo një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

“Ne mund të përdorim cilëndo platformë mobile që ne duam. Ne dëshirojmë që t’i bëjmë gjërat ndryshe nga rivalët tanë. Përparësia e kompanisë tonë është kuptimi i një sistemi operativ për telefonat mobil, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne vetë duhet të prodhojmë sisteme operative” ka thënë përfaqësuesi i HTC-së, Wang.

Cili sistem operativ mund të jetë në dorë të HTC’së? A do të jetë webOS, një zëvendësim i mirë i Android apo Windows Phone për telefonat HTC? Në të gjitha pyetjet duhet të përgjigjet vetë HTC, para se të vendos ta blejë sistemin e saj operativ.
by:tiranachat.net

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: