Informacione mbi qytetin

Historia

Themeluesi i qytetit të Korçës është Iljas Mirahori. Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.

Korca ka rreth 90 000 banore.

Ekonomia

Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve të BE-së.

Kultura

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Turizmi

Turizmi ne kete qytet ka dy pika te rendesishme e te frekuentuara shpesh nga turistet, fshatrat Voskopoje e Dardha. Pervec klimes malore, me pyje te dendur me pisha e bredha, dhe prezencen e nje peisazhi mbreselenes, turistet mund te gjejne pjese nga historia dhe trashegimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Ne Voskopoje gjenden nje numer i konsiderueshem kishash ortodokse dhe manastiresh qe i perkasin kesaj periudhe. Gjate dimrit te dy keto fshatra turistike ofrojne pista skijimi per vizitoret e tyre.

Transporti

Korça është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet 181 km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri që plotësojnë standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth 30 min. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë, por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të përmirësohet më tej sektori i transportit.

Një Përgjigje to “Informacione mbi qytetin”

  1. BardhiLola Nëntor 13, 2011 te 8:56 pm #

    Qyteti yne ,qyteti ku ne jetuam nje gjysem shekulli eshte nje nga qytetet me te bukura te shqiperise ,krenohemi me te ,per pastertine ,kulturen ,traditat,bukurine e vajzave Korcare, e nuk gjej merita te tjera ,Panvaresisht largimit nga qyteti me te me lidh shume gjera ,shoqeria ,njerzit e gjakut shtepine e vjeter te femijerise,Thuhet qe korca eshte qytet turistik dhe akoma sot qe nuk ka nje projekt e plan turistik ,Pikat turistike te Voskopojes,Dardhes,akoma nuk kane ate levizje te shumte turistike .Megjithse eshte folutr qe Voskoja hyri ne 100 qytete historike ,perseri nuk ndihet dora e e kesaj organizate,Dardha afron turizem,por cmime te kripura qe vizitoret nuk i ngrene dot ,them qe po ecet shume ngadale me turizmin ne kete qytet sepse edhe punesimi eshte ne nivele shme te vogla me duke ka shume euforizem

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: