Arkiv | Informacione RSS feed for this section

Korcë, tenton të vjedhë lokalin, plagoset hajduti.

29 Gus


KORCE-Një 20 vjecar ka mbetur i plagosur ndërsa tentonte që të kryente një vjedhje në lokalin e një familjeje.
Ngjarja është shënuar gjate nates ne fshatin Polen të Korcës. Sipas policise 20 vjecari Andrea Sheme ka pasur si qellim vjedhjen e lokalit që ndodhej në një godine me banesën e shtetasit Ilirjan Lato, ndërkohë që anetarët e familjes ndodheshin brenda në shtëpi.
Familjaret kanë pikasur zhurmat, ndërsa ka qenë pikërisht kryefamiljari Ilirjan Lato i cili ka qëlluar me një armë gjahu cifte në drejtim te 20 vjecarit, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në pjesën e qafës.
Andrea Sheme është transportuar menjehere në Spitalin Ushtarak, ku konfirmohet se ai ndodhet tashme jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se si autori i plagosjes ashtu edhe 20 vjecari ndiqen penalisht në gjendje të lirë për dy vepra të ndryshme penale.
by:www.balkanweb.com

Orari i autobusave per ne Erseke

21 Kor
Orari i autobusave
Qyteti i nisjes Qyteti i mberritjes Koha fillestare e nisjes Koha e mbërritjes në Ersekë Kostoja ne Lek
Erseke Korça 8paradite, 9paradite jo e aplikueshme 200
Erseke Tirana 3paradite, 12:30pasdite jo e aplikueshme 800
Tirana Erseke 6paradite, 9paradite 11:30 paradite 3 pasdite 800
Korça Erseke 12 mesdite 1:30 pasdite 200
Korça Permet 1 pasdite 2:30 pasdite 600??
Korça Leskovik 12:30 pasdite 2 pasdite 300
Korça Saranda 6 paradite 7:30 paradite 800??
Permet Korça 7 paradite 10:30 paradite 600
Saranda Korça 6 paradite 11:30 paradite 800
Leskovik Korça 7 paradite 8:30 paradite 300

Rihanna, e para ne Facebook

16 Kor

Rihanna tashmë është “mbretëresha” e Facebook-ut.

Këngëtarja e famshme ka arritur 10 milionë fansa në rrjetin social duke i rrëmbyer vendin e parë Lady Gaga-s.

Vajza nga Barbados ka rreth 20 mijë fansa më shumë se Gaga, e cila duhet të kënaqet me vendin e parë në Twitter, ku e ndjekin 11 milionë e gjysmë persona.

Rihanna ka “vetëm” 6 milionë ndjekës në Twitter.

by:www.botasot.info

Abetarja e përbashkët, nis punën grupi i ekspertëve.

21 Qer

ABCTIRANE-Nisma për një Abetare të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe Maqedoninë duket se do të jetë shumë shpejt një realitet. Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit, duke folur për “DW” ka deklaruar se grupe të ekspertëve të të dy vendeve do të nisin me përplimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë.

Ndërsa Zyrtarët e arsimit në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor. Zëvëndësministrja e Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj, duke veçuar marrëveshjen që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës thotë se unifikimi i teksteve është një proces i natyrshëm, që zbatohet me lehtësi pasi, sipas saj, edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dy shtetet ka ngjashmëri. Atëhere një standartizim sipas modelit europian do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas.

Lajm: http://press.publiku.com/