Arkiv | Korrik, 2011

Video e re e Leonora Jakupit

30 Kor

Stina e verës ose siç njihte ndryshe në botë e këngëtarëve stina e videoklipeve duket se nuk ka fund. Pothuajse të gjithë kanë realizuar nga një videoklipi dhe po përgatitën për të dytin.

Leonora Jakupi sapo e ka realizuar klipin më të ri të këngës “Iluzion”, këngë kjo që është punuar nga Don Arbas dhe menjëherë ka filluar punën për klipin e ri. Megjithëse e ka realizuar videon në jug të Shqipërisë, ka dashur të vijë si një flutur, me pamje më shumë nga natyra sesa nga bregdeti i bukur shqiptar, siç kanë bërë koleget e saj.

Një nga format kryesore që i mundësojnë këngëtarëve që të jenë të suksesshëm janë bashkëpunimet. Këtë e dinë më së miri djemtë e grupit “Ting 3-nt” të cilët pasi kanë bashkëpunuar më shumë artisë, po përgatiten për duetin e radhës. Në një komunikim me fanasat e tij në Facebook, Getoari, njëri nga reperët e grupit, njoftoi se shumë shpejt do të sjellin një bashkëpunim me grupin e njohur “Skillz”. Por duket se nuk është kjo surpriza për fansat e Getit. Sipas tij, shumë shpejt pritet të vijë një due me këngëtarën bykuroshe Dafina Zeqiri. Sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u parë, por një gjë mund të thuhet me siguri se të gjithë e presin një bashkëpunim të tillë.

by:www.botasot.info

Korce rrahin 78- vjecarin per vdekje

25 Kor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunen Pojan të  Korçës, ku një sherr banal i ka kushtuar jetën 78 –vjeçarit.I moshuari është gjetur i vdekur në banesën e tij. Nga burimet policore mësohet se vrasja kishte ndodhur për shkak të goditjes me grushta të të moshuarit.

Policia arrestoi tre të rinj të cilët sulmuan 78-vjeçarin pas një sherri që patën me djalin e tij.

78-vjeçari ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin dhe u vra. Policia ndaloi edhe djalin e viktimës
by:korca ime

Lëngu i qepës shëron diabetin!

25 Kor

Një kokërr qepë e ndarë në 4 pjesë, hidhet në një gotë  të mbushur me ujë çezme, mbulohet me kapak dhe  lihet 8-10 orë në një vend të errët. Në mëngjez uji kullohet nga qepa dhe pihet esëll. Pirja duhet të zgjatë jo më tepër se 10 minuta. Kjo kurë duhet të vazhdojë për 40 ditë pa ndërprerje.

Këtë “bar”,  mjekët alternativë (popullorë) e këshillojnë sidomos për balancimin e sheqerit në gjak, tek diabetikët. Por jo vetëm kaq; ky lëng  lufton çrregullimet në shikim,si edhe mjaft sëmundje të tjera. Kryesore është se pirja e këtij lëngu nuk ka asnjë efekt anësor për organizmin
kohet e fundit njeriu po i kthehet me shpejtësi, ilaçeve tradicionale.

Pyetsor i dites

25 Kor

Festa e lakrorit—2011

24 Kor

Ejani të shijoni lakrorin në saç, traditë e spikatur e Rajonit të Korçës, së bashku me produket e tjera të traditës sonë. Festa do të zhvillohet  në datën 23 korrik, tek sheshi i Parkut “Rinia”, në orën 18:00.

Korca ne Portokalli

23 Kor

Korca Ime

23 Kor

Eliza Dushku: Krenare që jam shqiptare

22 Kor

Aktorja me famë e Hollywoodi-t, Eliza Dushku i jep leksion këngëtares në tentativë për famë atje, Bleona Qerreti.

“Jam krenare që jam shqiptare”, ka shkruar ajo në Twitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë që gjithashtu krenohen me faktin që ajo është shqiptare.

Eliza e përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti, dhe tregon vazhdimisht që është shqiptare, përkundër faktit që ka lindur në SHBA.
by:www.botasot.info

Orari i autobusave per ne Erseke

21 Kor
Orari i autobusave
Qyteti i nisjes Qyteti i mberritjes Koha fillestare e nisjes Koha e mbërritjes në Ersekë Kostoja ne Lek
Erseke Korça 8paradite, 9paradite jo e aplikueshme 200
Erseke Tirana 3paradite, 12:30pasdite jo e aplikueshme 800
Tirana Erseke 6paradite, 9paradite 11:30 paradite 3 pasdite 800
Korça Erseke 12 mesdite 1:30 pasdite 200
Korça Permet 1 pasdite 2:30 pasdite 600??
Korça Leskovik 12:30 pasdite 2 pasdite 300
Korça Saranda 6 paradite 7:30 paradite 800??
Permet Korça 7 paradite 10:30 paradite 600
Saranda Korça 6 paradite 11:30 paradite 800
Leskovik Korça 7 paradite 8:30 paradite 300

Skëndërbeu mundet 4-0 nga Apoeli

21 Kor

Skëndërbeu zyrtarizon eliminimin nga veprimtaria europiane e Champions League, pasi është mundur edhe në ndeshjen e dytë me Apoelin e Qipros, 4-0.

Në total rezultati përfundimtar i dy ndeshjeve të para europiane për Skëndërbeun, kampion i Shqipërisë, është 6-0 pasi edhe në takimin e parë ata humbën në Korcë me rezultatin 2-0.

Në ndeshjen e dytë të transfertës në Qipro, sërish korcarët kanë mundur të rezistojnë 0-0 për 45 minuta, ndërkohë që në pjesën e dytë kanë pësuar 4 gola, duke filluar me Solarin në minutën e 59-të, më pas Almeida shënon golin e dytë pas 5 minutash e brenda 10 minutave të fundit vendasit shënojnë dy herë të tjera me Adornon dhe Karalambidis.

Kështu është shuar ëndrra e korcarëve të cilët për fatin e tyre të keq u përballën që në raundin e parë eliminator me një skuadër të një niveli shumë më të lartë se ta.

Tashmë, gjithcka i mbetet Skëndërbeut është sistemimi i skuadrës e përgatitja për sezonin e ri të Superligës shqiptare.

Ditën e enjte do të luajnë dhe tre skuadrat e tjera shqiptare për kupën Europa League. Tirana e Vllaznia kanë më shumë shanse për kualifikim falë barazimit 0-0 në takimet e para, respektivisht me Spartak Tërnavën dhe Tunin.

Ndërkohë që Flamurtari duket se shkon në Ceki për të zyrtarizuar eliminimin me Jablonecin që e mundi 0-2 në Vlorë një javë më parë.
by: http://www.botasot.info